62 vjet nga tërmeti tragjik në Shkup, ku jetën humbën 1.070 persona

Shkupi sot me më shumë aktivitete dhe përkujtime do ta shënojë 62-vjetorin nga tërmeti tragjik të vitit 1963, ku jetën e kanë humbur 1.070 persona, ndërsa 3.000 u lënduan. Më 26 korrik të vitit 1963 në ora 5 e 17 minuta ndodhi tërmeti i fuqishëm në Shkup, që është shoqëruar me dridhje më të vogla. […] The post 62 vjet nga tërmeti tragjik në Shkup, ku jetën humbën 1.070 persona appeared first on InfoShqip.com.

62 vjet nga tërmeti tragjik në Shkup, ku jetën humbën 1.070 persona

Shkupi sot me më shumë aktivitete dhe përkujtime do ta shënojë 62-vjetorin nga tërmeti tragjik të vitit 1963, ku jetën e kanë humbur 1.070 persona, ndërsa 3.000 u lënduan.

Më 26 korrik të vitit 1963 në ora 5 e 17 minuta ndodhi tërmeti i fuqishëm në Shkup, që është shoqëruar me dridhje më të vogla. Me këtë rast, u rrënuan 15.800 banesa, ndërsa u dëmtuan 28.000. Mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë, përcjell INA.

Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq ndërkombëtar bëri apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim për fëmijët shkupjanë.

Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan me grumbullimin e ndihmës për Shkupin.

Kombet e Bashkuara ndërmorën aktivitete për ndihme afatgjate për qytetin e rrënuar.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asambleja e përgjithshme ta vendos në rend të ditës të mbledhjes së saj pikën për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup. Më vonë, më 27 shtator, Asambleja e përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ndihmë ndaj Shkupit.

Më 14 tetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi rezolutë për dhënien e ndihmës për Qeverinë jugosllave gjatë rikonstruktimit të Shkupit, ku shprehën keqardhje me rastin e katastrofës së madhe.

Në debatin për ndihmën e Shkupit, Asambleja e Përgjithshme i dëgjoi fjalimet e përfaqësuesve të mbi 20 vendeve nga të gjitha kontinentet. Kjo ditë ka mbetur në historinë e Kombeve të Bashkuara si ditë e Shkupit.

62 vjetori nga tërmeti tragjik në Shkup sot do të shënohet me më shumë aktivitete.

The post 62 vjet nga tërmeti tragjik në Shkup, ku jetën humbën 1.070 persona appeared first on