7 banorët që mund të rikthehen në BB VIP, Gjesti i bindet produksionit?
Gjesti, banor i Big Brother VIP Albania kishte në dorë “valixhen e tundimeve”, ku iu dhanë 7 zarfe të ndryshëm me avantazhe. Pesë nga zarfët u hapën gjatë ditëve në shtëpinë e Vëllait të Madh ndërsa 2 prej tyre në shoë live mbrëmjen e djeshme. E para ishte për të vendosur dy banorë të shtëpisë […]

Gjesti, banor i Big Brother VIP Albania kishte në dorë “valixhen e tundimeve”, ku iu dhanë 7 zarfe të ndryshëm me avantazhe.
Pesë nga zarfët u hapën gjatë ditëve në shtëpinë e Vëllait të Madh ndërsa 2 prej tyre në shoë live mbrëmjen e djeshme.
E para ishte për të vendosur dy banorë të shtëpisë si një lojtar i vetëm deri në një moment të pacaktuar. Valbona dhe Laerti ishin zgjedhja e Gjestit, teksa të dy banorët do të jenë një lojtar i vetëm nga ky moment.
Sa i përket vendimit të dytë, Gjesti duhet të fuste në garë 7 ish-konkurrentë, nga të cilët tre do të mund të rikthehen sërish në shtëpi me anë të një televotimi.
7 ish-banorët që Gjesti zgjodhi ishin: Klajdi, Krisa, Redoni, Gerti, Amber, G Bani dhe Jozi.
Fillimisht Gjesti është shprehur se nuk do të rikthente asnjë nga ata që kanë qenë në lojë dhe i ka nxjerrë vetë ai por duket se në fund sërish ai i është bindur produksionit duke zgjedhur ata emra që ka nxjerrë.