8 Gushti/Dita Ndërkombëtare e Maceve: Miqtë me mustaqe që na qetësojnë shpirtin
Sot, më 8 gusht, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Maceve, një nga krijesat më të dashura e më misterioze që prej mijëra vitesh ndajnë jetën me njerëzit. Kjo ditë nisi të kremtohet në vitin 2002, si nismë e Fondit Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve dhe organizatave të tjera për të drejtat e kafshëve, me qëllimin […]

Sot, më 8 gusht, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Maceve, një nga krijesat më të dashura e më misterioze që prej mijëra vitesh ndajnë jetën me njerëzit.
Kjo ditë nisi të kremtohet në vitin 2002, si nismë e Fondit Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve dhe organizatave të tjera për të drejtat e kafshëve, me qëllimin për t’ua dedikuar një ditë të veçantë këtyre shokëve të heshtur, por plot dashuri.
Edhe pse 8 gushti është data zyrtare ndërkombëtare, në vende të ndryshme kjo festë ka data të tjera: në shumë shtete evropiane festohet më 17 shkurt, në Rusi më 1 mars, ndërsa në SHBA më 29 tetor.
Macet janë të mrekullueshme për nga natyra e tyre të pavarura, të pastra dhe me kërkesa minimale për kujdes jashtë shtëpisë. Ato përshtaten lehtësisht në çdo ambient dhe shpesh, edhe pse duken të përmbajtura, krijojnë një lidhje të fortë me pronarët e tyre.
Shkenca e ka provuar: një mace në shtëpi mund të ulë ndjeshëm nivelin e stresit. Tingulli i puritjes së tyre ka efekt qetësues, ndërsa një studim ka zbuluar se të jetuarit me një mace për më shumë se 10 vjet e ul me 30% rrezikun e atakut në zemër apo goditjes në tru.
Edhe figura të njohura shqiptare e shprehin dashurinë e tyre për macet. Xhemi Shehu, Arbana Osmani dhe Olti Curri, Elvana Gjata, Besa Kokëdhima shpesh ndajnë me ndjekësit foto të maceve të tyre, duke treguar se lidhja mes njeriut dhe këtij kafshëzimi është po aq e fortë në botën e famshëm sa edhe në çdo familje.
Sot është dita ideale për t’i përkëdhelur edhe më shumë miqtë tanë me mustaqe dhe nëse nuk keni një, ndoshta është koha të mendoni ta shtoni një mace në familjen tuaj.