A do të largohet Xhaka nga Leverkusen?
Në dy sezone te Leverkusen, Granit Xhaka ka dhënë kontribut të çmuar, duke fituar titullin në vitin e parë The post A do të largohet Xhaka nga Leverkusen? appeared first on Albinfo.

E ardhmja e Granit Xhakës te Leverkusen është në dyshim.
Pas dy sezonesh te skuadra gjermane, mesfushori shqiptar mund të ndërroj mjedis.
Së fundmi janë shtuar zërat për një largim të mundshëm, duke patur parasysh edhe faktin që trajneri Xabi Alonso ka kaluar te Real Madrid.
Hipotezën e një “divorci” të mundshëm e ka hedhur së fundmi Blick. Në dy sezone te Leverkusen, Granit Xhaka ka dhënë kontribut të çmuar, duke fituar titullin në vitin e parë.
Destinacionet e mundshme për lojtarin janë të shumta, teksa pëlqehet nga disa skuadra.
Xhaka, pavarësisht një kontrate që zgjat deri në vitin 2028, po shqyrton alternativat për të ardhmen.
Së fundi bëri bujë deklarata e tij se “njëri Xhakë po largohet dhe një tjetër Xhakë do të vijë”, në pensionimin e vëllait të tij, Taulantit në Basel, por nuk është konfirmuar nëse do të rikthehet te kampionët e Zvicrës.
Gjithashtu disa skuadra turke janë të interesuar për mesfushorin shqiptar.
The post A do të largohet Xhaka nga Leverkusen? appeared first on Albinfo.