A do t’i komplikojë edhe më shumë balotazhi në 17 komuna planet e Kurtit për Kurti 3
Rezultati i zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë, i cili çoi në balotazh 17 komuna, vlerësohet se do të jetë përcaktues edhe për zhvillimet politike në nivelin qendror. Politologu Dritëro Arifi dhe hulumtuesja në Grupin Këshilldhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), Donika Emini, thonë se gara e partive politike në rundin e

Rezultati i zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë, i cili çoi në balotazh 17 komuna, vlerësohet se do të jetë përcaktues edhe për zhvillimet politike në nivelin qendror.
Politologu Dritëro Arifi dhe hulumtuesja në Grupin Këshilldhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), Donika Emini, thonë se gara e partive politike në rundin e dytë të votimit do t’i ndikojë negociatat për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
“Ose do të kemi një qeveri shumë të shpejtë, me një koalicion të madh shqiptar – LVV, PDK dhe LDK, ose do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thotë Arifi.
Sipas Eminit, partitë e ish-opozitës nuk do të bëjnë shumë lehtë një koalicion qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa janë në garë të ashpër me të në disa komuna për rundin e dytë, përfshirë kryeqytetin, Prishtinën.
Sa i përket veriut të Kosovës, ku Lista Serbe u rikthye në pushtet, Arifi dhe Emini thonë se mbetet për t’u parë se si do të udhëheqë partia më e madhe e serbëve të Kosovës, dhe nëse ajo do t’i zhbëjë vendimet e kryetarëve shqiptarë./Radio Evropa e Lirë