Aargau rrit buxhetin për sigurinë në strehimoret e azilkërkuesve

Rritja e numrit të refugjatëve ka shtuar edhe kostot e sigurisë në kantonin e Aargaut. Të martën, Këshilli i Madh miratoi pa kundërshtime dy kredi shtesë që arrijnë në mbi 21 milionë franga për shërbimet e sigurisë në strehimoret e azilit, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch. Parlamenti kantonal votoi me 121 pro dhe 7 kundër për […] The post Aargau rrit buxhetin për sigurinë në strehimoret e azilkërkuesve appeared first on Albinfo.

Aargau rrit buxhetin për sigurinë në strehimoret e azilkërkuesve

Rritja e numrit të refugjatëve ka shtuar edhe kostot e sigurisë në kantonin e Aargaut. Të martën, Këshilli i Madh miratoi pa kundërshtime dy kredi shtesë që arrijnë në mbi 21 milionë franga për shërbimet e sigurisë në strehimoret e azilit, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.

Parlamenti kantonal votoi me 121 pro dhe 7 kundër për dhënien e kontratës për vitet 2026-2029 kompanisë Securitas AG, me një kredi prej 19.7 milion CHF. Po ashtu, me 124 vota pro dhe vetëm 3 kundër, u miratua një kredi shtesë prej 1.9 milion CHF për periudhën aktuale 2022-2025, për të mbuluar shpenzimet e paparashikuara që ka marrë përsipër kompania aktuale, VüCH AG.

Rritja e numrit të azilkërkuesve që nga viti 2022 ka detyruar autoritetet të shtojnë masat e sigurisë, sidomos në strehimoret nëntokësore të emergjencës. Shërbimet e sigurisë përfshijnë kontrollin e hyrjes, patrullimet dhe shërbimet e natës. Sipas qeverisë kantonale, masat kanë për qëllim mbrojtjen e banorëve, stafit dhe fqinjëve, si dhe parandalimin e konflikteve, transmeton albinfo.ch.

The post Aargau rrit buxhetin për sigurinë në strehimoret e azilkërkuesve appeared first on Albinfo.