Abdixhiku flet me shefin e ri të OSBE-së për formimin e institucioneve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së re dhe i uroi suksese në mandatin e tij. Në njoftimin e LDK-së thuhet se gjatë takimit, Abdixhiku dhe McGurk diskutuan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së re dhe i uroi suksese në mandatin e tij.
Në njoftimin e LDK-së thuhet se gjatë takimit, Abdixhiku dhe McGurk diskutuan rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, duke shkëmbyer qëndrime mbi sfidat dhe mundësitë që ndodhen përpara.
“Kryetari Abdixhiku prezantoi vizionin dhe qëndrimet e LDK-së për adresimin e situatës politike, përfshirë edhe propozimin për krijimin e një qeverie të unitetit. Në këtë takim, Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i ka dhënë Republikës së Kosovës ndër vite, veçanërisht në fushat e forcimit të institucioneve demokratike, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, promovimit të sundimit të ligjit dhe zhvillimit të proceseve zgjedhore”.
“Po ashtu u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet LDK-së dhe OSBE-së në Kosovë, me fokus në avancimin e demokracisë, forcimin e institucioneve dhe promovimin e pjesëmarrjes qytetare në jetën publike. Kryetari Abdixhiku theksoi gatishmërinë e LDK-së për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit me OSBE-në dhe miqtë ndërkombëtarë që mbështesin rrugëtimin demokratik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.