Abdixhiku për kërkesën për komunë të boshnjakëve: Logjika për pazare të tilla për një votë, duhet të marr fund

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, për kërkesën e Duda Baljes që të formohet një komunë e boshnjakëve. Sipas tij, logjika e pazareve për formim të Qeverisë, duhet të përfundojë. “Kjo logjika që të bëjmë pazare, që duhet të japim diçka për të marr

Abdixhiku për kërkesën për komunë të boshnjakëve: Logjika për pazare të tilla për një votë, duhet të marr fund

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, për kërkesën e Duda Baljes që të formohet një komunë e boshnjakëve.

Sipas tij, logjika e pazareve për formim të Qeverisë, duhet të përfundojë. “Kjo logjika që të bëjmë pazare, që duhet të japim diçka për të marr një votë, duhet të përfundojë. Kështu s’ka hajr. Për një votë të ketë kërkesa të tillë, s’ka as qeveri”, ka thënë Abdixhiku.

“Nuk duhet të futemi në riorganizim komunal për muhabete të qeverisë. Ajo duhet të ketë logjikë. Shumë komuna janë jofunksionale edhe pse janë bërë si komuna, jo të qëndrueshme, nuk kanë rol e as stabilitet”, ka thënë Abdixhiku.