Abdixhiku për takimin me Osmanin: Do të caktohet data e zgjedhjeve lokale
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth takimit që është thirrur të mbahet nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike. Në një paraqitje para mediave, ai ka thënë se do të flasin vetëm për caktim të datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. “Do të caktohet data e zgjedhjeve lokale kjo ishte tema

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth takimit që është thirrur të mbahet nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike.
Në një paraqitje para mediave, ai ka thënë se do të flasin vetëm për caktim të datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
“Do të caktohet data e zgjedhjeve lokale kjo ishte tema e diskutimit. Jo, jo vetëm për lokale do të ketë”, ka thënë Abdxhiku.
Osmani do të presë në takim liderët duke filluar nga ora 14:00.