Hagë: Më 16 korrik merret vendimi për mocionin e Thaçit dhe të tjerëve

Dhomat e specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se trupi gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në lidhje me mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. […] The post Hagë: Më 16 korrik merret vendimi për mocionin e Thaçit dhe të tjerëve appeared first on Albinfo.

Hagë: Më 16 korrik merret vendimi për mocionin e Thaçit dhe të tjerëve

Dhomat e specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se trupi gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në lidhje me mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Bëhet e ditur se mbrojtja e kishte dorëzuar këtë mocion më 12 qershor, ndërkaq kundërpërgjigja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka shkuar në adresë të Gjykatës më 7 korrik.

Seanca për vendimin më të rëndësishëm pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe dëshmitarëve nga prokuroria do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit, transmeton albinfo.ch.

Gjyqtarët kanë urdhëruar ekspertët e Zyrës së Mbrojtësit të Viktimave të bëhen gati pavarësisht vendimit për mocionin, pasi sipas Charles Smith, natyra e këtij mocioni kundërshtues është e kufizuar dhe gjykimi do të kalojë në fazën tjetër.

The post Hagë: Më 16 korrik merret vendimi për mocionin e Thaçit dhe të tjerëve appeared first on Albinfo.