Abdixhiku: Radhën e dytë nuk e përjashtojmë që ta marrim iniciativën për formimin e shumicës – preferojmë të qëndrojmë në opozitë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk e përjashtojnë si mundësi që LDK’ja të marrë iniciativën për formimin e shumicës, nëse këtë nuk arrin ta bëjë Vetëvendosja, shkruan Reporteri.net. Abdixhiku ka thënë se ata e njohin të drejtën e partisë së parë për ta bërë Qeverinë. “Unë dhe LDK njohim
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk e përjashtojnë si mundësi që LDK’ja të marrë iniciativën për formimin e shumicës, nëse këtë nuk arrin ta bëjë Vetëvendosja, shkruan
Abdixhiku ka thënë se ata e njohin të drejtën e partisë së parë për ta bërë Qeverinë.
“Unë dhe LDK njohim të drejtën e të parit për të bërë Qeverinë. Radhën e dytë nuk e përjashtojmë LDK’në të marrë iniciativën për formimin e shumicës. Nuk e përjashtojmë. Politikisht, preference ime ka qenë si e natës së parë”, ka deklaruar Abdixhiku në RTV Dukagjini.
Mirëpo, ka thënë se preference e tij dhe e LDK’së mbetet e njëjtë sikurse që kishte deklaruar më 9 shkurt, pra qëndrimi në opozitë.
“Në qoftë se më pyetni se cila është preference ime dhe e LDK’së, është qëndrimi në opozitë”, ka shtuar Abdixhiku