Abdixhiku takon ambasadorin italian, thekson rëndësinë e mbylljes së procesit të numërimit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet e fundit, situatën aktuale politike në vend, qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve si dhe thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve. Në një njoftim të LDK-së bëhet e ditur se Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet e fundit, situatën aktuale politike në vend, qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve si dhe thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
Në një njoftim të LDK-së bëhet e ditur se Abdixhiku me ambasadorin De Riu theksoi rëndësinë e mbylljes së shpejtë të procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), duke siguruar që të respektohen në plotni parimet demokratike.
Në fund të takimit, Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke nënvizuar angazhimin e mëtutjeshëm të përbashkët për zhvillimin e vendit.