Abdixhiku: Zgjedhjet janë zgjidhja përfundimtare, askush nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit konsultativ që kanë pasur liderët e partive politike me presidenten Vjosa Osmani, përcjell albinfo.ch. Ai para mediave tha se nuk ka asnjë risi nga takimi. “Patëm takim konsultativ, ne qëndruam në pozicionet aktuale që nënkupton se nuk ka ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik. Kjo […] The post Abdixhiku: Zgjedhjet janë zgjidhja përfundimtare, askush nuk e ka shumicën appeared first on Albinfo.

Abdixhiku: Zgjedhjet janë zgjidhja përfundimtare, askush nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit konsultativ që kanë pasur liderët e partive politike me presidenten Vjosa Osmani, përcjell albinfo.ch.

Ai para mediave tha se nuk ka asnjë risi nga takimi.

“Patëm takim konsultativ, ne qëndruam në pozicionet aktuale që nënkupton se nuk ka ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik. Kjo është për keqardhje, nuk ka as brengë e as urgjencë nga partia LVV për këtë situatë. Kishte reflektim pozitiv nga partitë tjera për propozimin për qeveri të tranzicionit”, theksoi ai.

Abdixhiku tha se u mblodhën për të diskutuar gjëra e njëjta.

Ai po ashtu theksoi se është mirë që presidentja ta dërgojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

“Zgjedhjet janë zgjidhja përfundimtare”, pohoi ai derisa tha se askush nuk e ka shumicën.

The post Abdixhiku: Zgjedhjet janë zgjidhja përfundimtare, askush nuk e ka shumicën appeared first on Albinfo.