Qoku: Më absurde është kur 6 deputetët e Ramushit kontestojnë 53 deputetët e VV-së

Qoku: Më absurde është kur 6 deputetët e Ramushit kontestojnë 53 deputetët e VV-së

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Qoku, duke komentuar situatën, ka bërë një krahasim me përplasjet politike në Maqedoninë e Veriut.

“Paska edhe shumë më keq. Është disi më e pranueshme kur BDI me 10 deputetë shqiptarë, për inat, konteston legjitimitetin etnik të VLEN-it me 11 deputetë shqiptarë. Më absurde dhe e papranueshme është kur 6 deputetët e Ramushit kontestojnë 53 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje!”, ka shkruar Qoku.

Reagimi i tij vjen pas tensioneve në Kuvendin e Kosovës dhe debatit të krijuar rreth legjitimitetit të shumicës së përfaqësuar nga Lëvizja Vetëvendosje.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.