Moti sot dhe gjatë fundjavës – me diell dhe temperatura të larta, pasdite mundësi për reshje të rrëmbyeshme

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Gjatë orëve të pasdites, në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.
Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga 15 deri në 24 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë Celsius, njofton shërbimet kompetente hidrometeorologjike
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 39 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës, paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa gjatë orëve të pasdites, në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.
Në nivel lokal, këto procese mund të marrin formën e stuhive, me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe mundësi për paraqitjen e breshrit.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



