Acari polar zbret temperaturat në -8°C sonte, më pas ngrohje graduale, por reshjet vazhdojnë gjatë javës
7 Prill 2025 – Ashtu siç ishte parashikuar, të dielën vendi u përfshi nga një valë e acarit polar që erdhi nga veriu i kontinentit, duke sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje bore në mbarë territorin. Deri të mërkurën, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e këtij acari polar, i cili më
7 Prill 2025 – Ashtu siç ishte parashikuar, të dielën vendi u përfshi nga një valë e acarit polar që erdhi nga veriu i kontinentit, duke sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje bore në mbarë territorin.
Deri të mërkurën, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e këtij acari polar, i cili më pas do të fillojë të zbehet gradualisht nga dita në ditë.Në këto kushte, moti parashikohet me vranësira të shpeshta gjatë ditës, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar bore, ndërsa mëngjeset dhe netët pritet të jenë me kthjellime të pjesshme.
Për shkak të acarit ende aktiv dhe motit të kthjellët gjatë natës, temperaturat sonte apo konkretisht në mëngjesin e së martës pritet të zbresin deri në -7 apo -8°C.
Nga dita e enjte deri të dielën, do të vijojnë alternime mes vranësirave dhe intervaleve me diell. Megjithatë, pritet të depërtojnë sërish masa të lagështa nga veriu i kontinentit, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje të pakta, kryesisht në formë shiu.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me dominim nga veriperëndimi. Herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në pjesën e dytë të javës, me shpejtësi nga 15 deri në 50 km/h.
Në aspektin termik, temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht, sidomos nga mesi i javës. Minimalet do të variojnë nga -8°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 20°C.
/MeteoKosova/