Joe Biden diagnostikohet me kancer, liderët botëror mesazhe mbështetjeje për ish presidentin
Politikanë nga të gjitha spektrat politikë kanë dërguar mesazhe mbështetjeje për Joe Biden pas diagnostikimit të tij me kancer të prostatës. Presidenti 82-vjeçar, më i vjetri në histori të SHBA-ve, u përshëndet si një “luftëtar” nga kolegët e tij politikë, që u shprehën të shqetësuar për shëndetin e tij dhe e uroi për një rikuperim [...]Read More...

Politikanë nga të gjitha spektrat politikë kanë dërguar mesazhe mbështetjeje për Joe Biden pas diagnostikimit të tij me kancer të prostatës. Presidenti 82-vjeçar, më i vjetri në histori të SHBA-ve, u përshëndet si një “luftëtar” nga kolegët e tij politikë, që u shprehën të shqetësuar për shëndetin e tij dhe e uroi për një rikuperim të shpejtë.
Donald Trump e quajti lajmin “të trishtë”, duke i dërguar mbështetje Biden dhe familjes së tij. Barack Obama theksoi se Joe ka bërë shumë për trajtimin e kancerit dhe shprehu besimin se ai do ta luftojë këtë sfidë me forcën e tij karakteristike.
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, gjithashtu i dërgoi mesazh për një rikuperim të shpejtë, ndërkohë që zëvendëspresidentja Kamala Harris e përshkroi Biden si një “luftëtar” dhe shprehu shpresën për një rikuperim të plotë.
Bill Clinton dhe Hillary Clinton po ashtu shprehën mbështetje, duke e cilësuar Biden një luftëtar dhe duke theksuar angazhimin e tij për të luftuar kancerin. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, u shpreh se familja e tij do të bashkohet me të tjerët në lutjet për presidentin.
Këto mesazhe erdhën pas një periudhe të trazuar për Biden, i cili tërhoqi kandidaturën për zgjedhjet e 2024-ës, duke mbështetur Harris-n si pasardhës. / abcnews.al