Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës/ Sabri Fejzullahu i bën mirëpritjen më të bukur

Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili janë dy nga legjendat e muzikës shqiptare. Ata kanë punuar në repertorin e tyre këngë, të cilat i kanë rezistuar gjithmonë kohës. Por prej vitesh, Adelina Ismajli i kishte munguar muzikës shqiptare dhe nëpërmjet një postimi në Instagram ka lumturuar ndjekësit e saj. Ajo duket se po rikthehet në muzikë... The post Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës/ Sabri Fejzullahu i bën mirëpritjen më të bukur appeared first on AfterParty.

Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës/ Sabri Fejzullahu i bën mirëpritjen më të bukur

Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili janë dy nga legjendat e muzikës shqiptare. Ata kanë punuar në repertorin e tyre këngë, të cilat i kanë rezistuar gjithmonë kohës.

Por prej vitesh, Adelina Ismajli i kishte munguar muzikës shqiptare dhe nëpërmjet një postimi në Instagram ka lumturuar ndjekësit e saj.

Ajo duket se po rikthehet në muzikë dhe me një foto krah Sabri Fejzullahut në studio muzikore ka konfirmuar këtë.

Sabriu nga ana tjetër i ka bërë mirëpritjen më të bukur.

“Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore, qysh 7 vjeçe, dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim.

Ti je diva dhe modestia e kombit shqiptar, ti je kultura dhe ngritja, dituri e mirësjellje, ti je bukuria e thjeshtësia njerëzore, mbretëreshë e skenës dhe ikona televizive. Ti theve rregulla e tabu, dhe gjithmonë ishe ti, unike, dhe e tillë mbete, unike. I yti e me plotë dashni axha Sabri“, shkruan këngëtari.

The post Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës/ Sabri Fejzullahu i bën mirëpritjen më të bukur appeared first on AfterParty.