Afro 100 persona u kapën me dokumente false në aeroportin e Rinasit për një vit

Duket se fluksi i shtuar i udhëtarëve në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas, ka bërë që edhe përpjekja e qytetarëve për të kaluar kufirin me dokumente false të rritet, përcjell albinfo.ch. Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar, janë evidentuar 98 raste ku udhëtarë në hyrje-dalje janë përpjekur të kalojnë kufirin ilegalisht. Gjithsej kanë qenë […] The post Afro 100 persona u kapën me dokumente false në aeroportin e Rinasit për një vit appeared first on Albinfo.

Afro 100 persona u kapën me dokumente false në aeroportin e Rinasit për një vit

Duket se fluksi i shtuar i udhëtarëve në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas, ka bërë që edhe përpjekja e qytetarëve për të kaluar kufirin me dokumente false të rritet, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar, janë evidentuar 98 raste ku udhëtarë në hyrje-dalje janë përpjekur të kalojnë kufirin ilegalisht. Gjithsej kanë qenë 105 autorë, nga të cilët 10 persona janë arrestuar dhe 95 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ndërkohë, në bazë të verifikimeve është evidentuar se numri më i lartë i personave që tentojnë të kalojnë me dokumente false ka qenë më së shumti gjatë muajve të verës, që përkon edhe me numrin e turistëve që është më i lartë.

Kryesisht personat që kanë përdorur dokumente false kanë qenë persona nga vendet e treta, që Shqipërinë e kanë përdorur tranzit për të shkuar deri në destinacion, drejt vendeve të Bashkimit Europian. Grupmosha që është konstatuar me dokumente false varionte nga 18 deri në 35 vjeç.

Por si e zbulon policia se një qytetar është i pajisur me dokument fals? Që në momentin e parë të dyshimit, efektivi i kufirit nxjerr nga sistemi të dhënat e personit në fjalë, si dhe historikun e udhëtimeve të tij dhe më pas bëhet faza e intervistimit mbi arsyet e udhëtimit. Nga tërësia e këtyre të dhënave të përfituara, punonjësi i policisë krijon dyshimet për origjinalitetin e dokumentit të cilin më pas e dërgon në laborator.

Disa nga personat e pajisur me dokumente false ka rezultuar se nuk kanë pasur dijeni se nuk zotërojnë një dokument të rregullt dhe se kanë qenë të mashtruar.

Shtim vititin e kaluar është hasur edhe në kalimet e paligjshme të kufirit shtetëror që vendin tonë e përdorin tranzit. Të dhënat e policisë tregojnë se janë evidentuar 301 raste dhe të 301 personat janë proceduar në gjendje të lirë.

The post Afro 100 persona u kapën me dokumente false në aeroportin e Rinasit për një vit appeared first on Albinfo.