AGK dhe RRGG organizojnë konferencën “Women Journalists in the Spotlight: Gratë në media luajnë rol kyç për një shoqëri më të drejtë dhe më të informuar

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Rrjetin e Grave Gazetare dhe përkrahje të Ambasadës britanike, OSBE-së dhe UN Women Kosovo, kanë organizuar sot në Prishtinë një prej konferencave më të mëdha rajonale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas të quajtur “Women Journalists in the Spotlight”. Kjo konferencë ka mbledhur gazetare nga Kosova

AGK dhe RRGG organizojnë konferencën “Women Journalists in the Spotlight: Gratë në media luajnë rol kyç për një shoqëri më të drejtë dhe më të informuar

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Rrjetin e Grave Gazetare dhe përkrahje të Ambasadës britanike, OSBE-së dhe UN Women Kosovo, kanë organizuar sot në Prishtinë një prej konferencave më të mëdha rajonale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas të quajtur “Women Journalists in the Spotlight”.

Kjo konferencë ka mbledhur gazetare nga Kosova e rajoni, diplomatë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të cilët kanë diskutuar për rëndësinë e rrjetëzimit, sigurisë së gazetarëve dhe sfidat me të cilat përballen gratë nëpër media.

Në njoftimin e AGK-së për konferencën thuhet se gratë në media luajnë rol kyç në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të informuar.

Njoftimi i plotë i AGK:

Dita Ndërkombëtare e Gruas nis me Konferencën “Ëomen Journalists in the Spotlight”

Gratë në media luajnë një rol kyç në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe të informuar. Përmes raportimit të tyre, ato sjellin perspektiva të reja, sfidojnë stereotipet gjinore dhe nxisin ndryshime pozitive. Në këtë frymë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dheRrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, në bashkëpunim meBritish Embassy Pristina,UN Ëomen Kosovo dheOSCE Mission in Kosovo, organizuan konferencën rajonale “Ëomen Journalists in the Spotlight”.

Konferenca mblodhi së bashku gazetare nga Kosova dhe rajoni, diplomatë, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe rrjeteve rajonale të gazetareve për të diskutuar mbi rëndësinë e rrjetëzimit, sigurinë e gazetarëve dhe sfidat me të cilat përballen gratë në media.

Konferenca u hap me fjalët hyrëse nga:

Xhemajl Rexha, Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Vlora Tuzi Nushi, Shefe e Zyrës, UN Ëomen në Kosovë

Cornelia Taylor, Udhëheqëse në Detyrë e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Jonathan Hargreaves, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Maja Sever, Presidente e Federatës Evropiane të Gazetarëve

Jessica Blitt, Ambasadore Jo-Rezidente e Kanadasë në Kosovë

Nancy Soderberg, Drejtore e Lartë Rezidente e Vendit, NDI Kosovë

Larisa Halilović, Udhëheqëse e Ekipit, ËB Media for Change, British Council

Qëndroni me ne për më shumë përditësime nga diskutimet dhe panelet e konferencës!.