AGK-ja dënon presionet dhe kërcënimet ndaj gazetares së “Kossev”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur se është njoftuar se gazetarja e portalit “Kossev” nga Mitrovica e Veriut, Dragana Vukosavleviq, është kërcënuar nga një zyrtare e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ndaj saj është ushtruar presion. AGK-ja tha se Vukosavleviqi ka raportuar për mos-regjistrimin e të sapolindurve në këtë komunë

AGK-ja dënon presionet dhe kërcënimet ndaj gazetares së “Kossev”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur se është njoftuar se gazetarja e portalit “Kossev” nga Mitrovica e Veriut, Dragana Vukosavleviq, është kërcënuar nga një zyrtare e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ndaj saj është ushtruar presion.

AGK-ja tha se Vukosavleviqi ka raportuar për mos-regjistrimin e të sapolindurve në këtë komunë, duke i përdorur përgjigjet e zyrtares së regjistrit civil F. Stavileci, pas një sërë përpjekjesh, sipas AGK-së, për të marrë informacion zyrtar për temën.

“Sipas raportimit të portalit, ajo e ka kërcënuar gazetaren se do t’ia dërgojë policinë në redaksi. AGK-ja i dënon ashpër kërcënimet dhe pengimin e punës ndaj gazetares Vukosavljeviq dhe e fton Policinë e Kosovës të bëjë hetimet e duhura në mënyrë profesionale”.

“AGK-ja gjithashtu i bën thirrje Komunës së Mitrovicës Veriore të kryejë hetime të brendshme për incidentin”, shkroi AGK-ja.

Më tej, AGK-ja ftoi kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiqin dhe administratën komunale që të ofrojnë transparencë për vendimet e marra.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e fton kryetarin, Erden Atiq dhe administratën komunale që ai udhëheq që të ofrojë transparencë për vendimet, dhe të angazhohet për të kthyer përgjigje për tema të interesit publik, për gazetarët e të gjitha nacionaliteteve”, thuhet në reagim.