AGK ngushëllon për ndarjen nga jeta të gazetarit Faton Osmani

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, në moshën 49-vjeçare. Faton Osmani, një nga emrat më të njohur dhe me ndikim në median kosovare, ka kontribuar gjatë viteve në disa media vendore dhe ndërkombëtare. Si

AGK ngushëllon për ndarjen nga jeta të gazetarit Faton Osmani

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, në moshën 49-vjeçare.

Faton Osmani, një nga emrat më të njohur dhe me ndikim në median kosovare, ka kontribuar gjatë viteve në disa media vendore dhe ndërkombëtare. Si themelues i “Ekonomia Online”, ai ka lënë një trashëgimi të rëndësishme në gazetarinë dhe raportimin në Kosovë.

Humbja e tij është një goditje e rëndë për komunitetin mediatik dhe për shoqërinë në përgjithësi. AGK shpreh ngushëllimet për familjen, miqtë dhe kolegët e tij, duke theksuar se kontributi i tij do të mbetet i paharrueshëm për gjithnjë.