“Air Albania”: Krejt “TKZ” i kënduan Adem Jasharit

Tifozët e zjarrtë në “Air Albania”: Krejt “TKZ” i kënduan Adem Jasharit. Të shtunën mbrëma, Kombëtarja e Shqipërisë regjistroi fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Të përzgjedhurit e Sylvinhos triumfuan ndaj Moldavisë me rezultatin 2:0. Jasir Asani (52’) dhe Nedim Bajrami (76’) shënuan golat e fitores për Kombëtaren shqiptare. Atmosfera ishte […]

“Air Albania”: Krejt “TKZ” i kënduan Adem Jasharit

Tifozët e zjarrtë në “Air Albania”: Krejt “TKZ” i kënduan Adem Jasharit.

Të shtunën mbrëma, Kombëtarja e Shqipërisë regjistroi fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Sylvinhos triumfuan ndaj Moldavisë me rezultatin 2:0.

Jasir Asani (52’) dhe Nedim Bajrami (76’) shënuan golat e fitores për Kombëtaren shqiptare.

Atmosfera ishte fantastike në “Air Albania”, teksa duhet përmendur se stadiumi ishte i stërmbushur pasi ishin shitur të gjitha biletat.

As mbrëmë nuk munguan thirrjet e këngët patriotike. “Tifozat Kuq e Zi” kënduan këngën e njohur të Shkurte Fejzës, “Mora Fjalë”, e cila i dedikohet komandantit legjendar, Adem Jashari.

Krahas videos së publikuar, “TKZ” shkroi: “Mitrovica zemra e Shqipërisë”.