Aksident i rëndë trafiku në Tërstenik të Drenasit, humb jetën një 21-vjeçar
Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik të Drenasit. Siç mëson DrenicaOnline, viktimë është një 21-vjeçar. Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit “Pick-up” dhe një motoçikletë. Dyshohet se ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Policia e trafikut ka dalë menjëherë në vendin […]

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik të Drenasit.
Siç mëson DrenicaOnline, viktimë është një 21-vjeçar.
Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit “Pick-up” dhe një motoçikletë. Dyshohet se ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia e trafikut ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e shkaqeve që çuan deri te ky aksident tragjik.
Ndërkohë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të riut.