Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, një i vdekur

Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, një i vdekur

Dje në orët e pasditës ka ndodhur një aksident fatal në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, ku një person ka humbur jetën.

“Rreth orës 17:10, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, në afërsi të një objekti hotelierik, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, në të cilin janë përfshirë dy automjete: një “Peugeot”, i drejtuar nga N.S. (34) nga Gostivari, dhe një “Opel Astra”, i drejtuar nga Gj.P. (63) nga Shkupi. Në aksident, një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e drejtuesit të automjetit “Opel Astra”, Gj.P. (63)”, thuhet në raportin e policisë.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.