Përleshje fizike mes dy grupeve të tifozëve maqedonas, disa përfundojnë rëndë në spital

Përleshje fizike mes dy grupeve të tifozëve maqedonas, disa përfundojnë rëndë në spital

Një përleshje fizike mes grupeve të tifozëve “City Park Boys” dhe “Family” ka ndodhur sonte përpara qendrës sportive “Jane Sandanski” në lagjen Aerodrom të Shkupit. Në këtë incident disa janë lënduar rëndë dhe kanë përfunduar në spital, përcjell INA.

Sipas informacioneve të portaleve maqedonase, tifozët e “City Park Boys” kishin ardhur për të mbështetur Rabotniçkin në ndeshjen kundër Shkupit, por pak para fillimit të takimit janë pritur nga tifozët “Family” të MZT Shkupit.

Dy grupet janë përleshur fizikisht, me ç’rast ka edhe persona të lënduar më rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur njësitet policore të ndërhyrjes së shpejtë për të ndarë dy grupet, ndërsa disa tifozë me autoambulanca janë dërguar në Qendrën Urgjente për shkak lëndimeve të rënda.

Pas incidentit është përforcuar siguria brenda në palestër ku është luajtur ndeshja.

Më parë, pamje me video nga përleshja janë shfaqur në media dhe në rrjetet sociale. Tani për tani nuk ka informacione zyrtare nga MPB-ja për numrin e të lënduarve dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur përleshja.(INA)

kliko videon KËTU

 

 


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.