Aksident tragjik në Meksikë, raportohet për të paktën 20 persona të vdekur

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Meksikën qendrore, sipas një zyrtari lokal. Përplasja e tri automjeteve ka ndodhur në një autostradë në shtetin Puebla, ka njoftuar Samuel Aguilar Pala, një zyrtar i qeverisë lokale, raporton BBC. Pala ka thënë se 18 persona kanë vdekur në vendngjarje dhe tre të [...]Read More...

Aksident tragjik në Meksikë, raportohet për të paktën 20 persona të vdekur

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Meksikën qendrore, sipas një zyrtari lokal.

Përplasja e tri automjeteve ka ndodhur në një autostradë në shtetin Puebla, ka njoftuar Samuel Aguilar Pala, një zyrtar i qeverisë lokale, raporton BBC.

Pala ka thënë se 18 persona kanë vdekur në vendngjarje dhe tre të tjerë më vonë në spital.

Disa të tjerë janë lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore, ka shkruar ai në X

Sipas mediave lokale, në aksident janë përfshirë një kamion cisternë, një autobus dhe një furgon.

Gazeta meksikane “La Jornada” raporton se përplasja ka ndodhur kur kamioni po tentonte të tejkalonte furgonin.

Me kalimin në korsinë e kundërt, kamioni ka goditur autobusin dhe më pas është përplasur me furgonin, përpara se të binte në një luginë poshtë dhe të shpërthejë në flakë.

Ka pasur disa aksidente të rënda në autostrada në Meksikë vitet e fundit.

Në shkurt, dhjetëra njerëz vdiqën në një aksident autobusi në Tabasco në Meksikën jugore.