Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë britanikë
Rusia ka dëbuar dy diplomatë britanikë të cilët i akuzon për spiunazh. Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë tha se dy diplomatët kishin dhënë informacion të rremë kur kishin marrë lejen për të hyrë në Rusi dhe se kishte “identifikuar shenja të punës së inteligjencës dhe subversive” që ata kishin kryer, duke dëmtuar sigurinë ruse. [...]Read More...

Rusia ka dëbuar dy diplomatë britanikë të cilët i akuzon për spiunazh.
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë tha se dy diplomatët kishin dhënë informacion të rremë kur kishin marrë lejen për të hyrë në Rusi dhe se kishte “identifikuar shenja të punës së inteligjencës dhe subversive” që ata kishin kryer, duke dëmtuar sigurinë ruse.
Dyshja janë diplomatët e parë perëndimorë që janë dëbuar nga Rusia që kur Moska dhe Uashingtoni rinisën bisedimet për vendosjen e marrëdhënieve në ambasadat amerikane dhe ruse.
Dëbimet e ngjashme kanë kufizuar ndjeshëm funksionimin e ambasadave ruse në Perëndim dhe të misioneve perëndimore në Rusi që kur Moska filloi sulmin e saj të plotë ndaj Ukrainës në vitin 2022./abcnews.al