Naime Islami- Zeqiri: Kur heshtja bëhet bashkëfajësi, fjala është detyrim

Anëtarja e Kryesisë Qendrore dhe si nënkryetarja e Asamblesë së Gruas së ASH Naime Islami Zeqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është distancuar nga vendimi i Arben Taravarit për tu larguar nga Qeveria dhe Vlen. Postimi i plotë: Të thuash ”JO ”është një akt guximi , sidomos kur kjo […] The post Naime Islami- Zeqiri: Kur heshtja bëhet bashkëfajësi, fjala është detyrim appeared first on InfoShqip.com.

Naime Islami- Zeqiri: Kur heshtja bëhet bashkëfajësi, fjala është detyrim

Anëtarja e Kryesisë Qendrore dhe si nënkryetarja e Asamblesë së Gruas së ASH Naime Islami Zeqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është distancuar nga vendimi i Arben Taravarit për tu larguar nga Qeveria dhe Vlen.

Postimi i plotë:

Të thuash ”JO ”është një akt guximi , sidomos kur kjo ”JO” është qëndrim ndaj një vendimi që shkel mbi parimet tona dhe mbi kauzën për të cilën kemi luftuar me përkushtim dhe kemi sakrifikuar.

Në politikë, momentet e vërteta të përgjegjësisë nuk maten me lehtësinë e kompromisit, por me gatishmërinë për të mbrojtur atë në të cilën beson edhe kur është më e vështira. Dhe sot, është pikërisht ai moment. Të thuash “jo” nuk është refuzim, por mbrojtje e asaj që kemi ndërtuar me mund, me besim dhe me shpresën e 107 mijë qytetarëve që votuan për ndryshim.

Nuk kam hyrë në politikë për pozita apo përfitime personale. Kam hyrë për të qenë zë i atyre që shpesh mbeten të padëgjuar. Kam qëndruar përkrah Aleancës për Shqiptarët me bindjen se kjo ishte një lëvizje që përfaqësonte shpresën, përfshirjen dhe vullnetin për ndryshim. Një lëvizje që duhej të tregonte qëndrueshmëri edhe në kohë të vështira.

Vendimi i fundit për t’u tërhequr nga qeverisja, pa një sqarim të plotë dhe pa përgjegjësi ndaj qytetarëve që na besuan, përbën një kthesë të gabuar. Jo për mua personalisht, por për të gjithë ata që besuan në këtë projekt politik si një mjet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm. Nuk duhet të zhgënjehen 107 mijë qytetarë që votuan me shpresën dhe besimin se ndryshimi është i mundur.
Jam e zhgënjyer, jo për shkak të vështirësive, por sepse e shoh qëllimin fillestar të lëvizjes të zbehet. Kur politika bëhet çështje përfitimesh dhe llogarish personale, ajo humb besimin dhe kuptimin e saj themelor.

Si anëtare e Kryesisë Qendrore dhe si nënkryetare e Asamblesë së Gruas, kam kontribuar me përkushtim dhe përgjegjësi. Në këtë moment, ndjej se nuk mund të hesht përballë një vendimi që bie ndesh me parimet për të cilat kam punuar.

Qëndroj me ata që ende besojnë se politika është mjet për të shërbyer qytetarëve, jo për t’i manipuluar ata. Nuk largohem nga partia që me përkushtim e kemi ndërtuar, por nuk mund të qëndroj në një drejtim që e devijon nga parimet tona fillestare.
Prandaj, është koha të flasim hapur. Të tregojmë përgjegjësi. Qytetarët meritojnë sqarime dhe vendime të mbështetura në parime, jo në kalkulime.

The post Naime Islami- Zeqiri: Kur heshtja bëhet bashkëfajësi, fjala është detyrim appeared first on