Akuzat e Demaliajt, Ramosaj: Janë nivel i ulët i debatit, ka kërkuar vetë që të largohet

Një nga personat më të zëshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, tashmë ka ndarë rrugët me këtë parti. Zgjedhjet komunale janë arsyeja e pakënaqësive të shfaqura nga ana e Demaliajt që kanë çuar edhe në largimin e tij. Në anën tjetër, AAK-ja, ashtu siç edhe i kanë dhënë besimin më herët kryetarit

Akuzat e Demaliajt, Ramosaj: Janë nivel i ulët i debatit, ka kërkuar vetë që të largohet

Një nga personat më të zëshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, tashmë ka ndarë rrugët me këtë parti.

Zgjedhjet komunale janë arsyeja e pakënaqësive të shfaqura nga ana e Demaliajt që kanë çuar edhe në largimin e tij.

Në anën tjetër, AAK-ja, ashtu siç edhe i kanë dhënë besimin më herët kryetarit aktual të Deçanit Bashkim Ramosaj, vazhdojnë edhe sot ta mbështesin këtë të fundit.

Ramosaj për Gazetën Express, është prononcuar në lidhje me largimin e ish-deputetit, duke thënë se ka qenë vetë kërkesë e Demaliajt që ai të largohet nga AAK, gjë e cila është pranuar nga kryesia dhe nga kryetari i partisë, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Deçanit, është deklaruar edhe në lidhje me iniciativën e Demaliajt për Deçanin, duke thënë shkurt se diçka e tillë është çështje personale e vullnetit të lirë dhe e drejtë ligjore.

‘‘Këto tema janë zyrtare tashmë, por kolegu, ish-kolegu Demaliaj nuk është pjesë e Aleancës më. Vetë ka kërkuar shkarkimin e tij, largimin prej partisë, ju ka pranu prej kryesisë dhe prej kryetarit. Dhe praktikisht nuk është pjesë e subjektit të cilit i takoj unë. Janë krejt tema personale mandej iniciativat që i merr dikush ose edhe rreshtimin në ndonjë subjekt tjetër, janë personale të vullnetit të lirë dhe ligjore’’, ka thënë ai.

Po ashtu, shkurtimisht, kryetari i Deçanit ka komentuar edhe akuzat e Demaliajt të bëra kohë më parë në lidhje me shpalljen e kandidaturës së Ramosajt për këtë pozitë sërish, ku ish-deputeti akuzonte se diçka e tillë është bërë pa konsultim me strukturat.

‘‘Nuk merrem me këto komente, janë nivel i ulët i debatit’’, ka thënë shkurt Ramosaj për pretendimet e Demaliajt