Alain Berset flet për kriteret që duhet të përmbushë Kosova për anëtarësim në KiE

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka folur për kushtet që duhet të përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë këshill. Berset ka deklaruar se njëra nga këto kushte është që vendi ta njeh Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës duhet të përmbushen disa […] The post Alain Berset flet për kriteret që duhet të përmbushë Kosova për anëtarësim në KiE appeared first on Albinfo.

Alain Berset flet për kriteret që duhet të përmbushë Kosova për anëtarësim në KiE

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka folur për kushtet që duhet të përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë këshill.

Berset ka deklaruar se njëra nga këto kushte është që vendi ta njeh Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës duhet të përmbushen disa kritere. Njëri prej kushteve është të bëheni anëtare e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ta njihni Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, trupën më të rëndësishme të Këshillit të Evropës dhe poashtu të zbatoni të gjitha vendimet e GjEDNj-së”, ka thënë ai për KlanKosova, transmeton albinfo.ch.

“Mendoj se kjo është në interes të të gjithë qytetarëve, pra shteteve, vendeve anëtare, që ta kenë mundësinë të kenë qasje në Gjykatë dhe të njihen me të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut dhe poashtu t’i adresojnë ato dhe të merren vendime për to. Kjo është njëra, ndërkaq një pikë tjetër është siç e dini përfshirja dhe diskutimet me të gjithë qytetarët që jetojnë në territorin e Kosovës, poashtu në pjesën veriore. E dini saktësisht disa pika të kushteve të vendosura në tavolinë nga ana e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që do të jetë një element kyç dhe shumë i rëndësishëm i të gjitha diskutimeve”, ka thënë Berset.

The post Alain Berset flet për kriteret që duhet të përmbushë Kosova për anëtarësim në KiE appeared first on Albinfo.