Alarm në aeroportin e Prishtinës, është gjetur një armë e mbështjellë, në tualet
Në Aeroportin e Prishtinës raportohet se është gjetur një armë në rrethana misterioze brenda tualetit të meshkujve në Aeroportin “Adem Jashari”, rreth orës 13:30, duke detyruar Policinë të ndërhyjë menjëherë. Thuhet se arma ishte e mbështjellë me fasulet letre, e vendosur në mënyrë të dyshimtë në një nga qoshet e tualetit. Pasi e ka gjetur, […] The post Alarm në aeroportin e Prishtinës, është gjetur një armë e mbështjellë, në tualet appeared first on Albinfo.

Në Aeroportin e Prishtinës raportohet se është gjetur një armë në rrethana misterioze brenda tualetit të meshkujve në Aeroportin “Adem Jashari”, rreth orës 13:30, duke detyruar Policinë të ndërhyjë menjëherë.
Thuhet se arma ishte e mbështjellë me fasulet letre, e vendosur në mënyrë të dyshimtë në një nga qoshet e tualetit. Pasi e ka gjetur, punëtorja e ka raportuar menjëherë rastin, ku më pas në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, të cilët kanë bërë fotografimin dhe sekuestrimin e armës.
Sipas të dhënave fillestare, arma e gjetur dyshohet të jetë imitim, me mbishkrimin “XIN SHIJI – Made in China”.
Për momentin, personi i dyshuar nuk është identifikuar, ndërsa njësia e hetimeve është duke analizuar kamerat e sigurisë brenda objektit, për të ndriçuar rrethanat dhe përgjegjësinë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. /Albinfo.ch
The post Alarm në aeroportin e Prishtinës, është gjetur një armë e mbështjellë, në tualet appeared first on Albinfo.