Alarm për bombë, avioni i linjës New York-Delhi bën ulje emergjente në Romë

Një avion i American Airlines, që fluturonte nga New York në Delhi, bëri ulje emergjente në aeroportin Fiumicino të Romës për shkak të një alarmi për bombë. Mediat italiane raportojnë se avioni Boeing 787-9 po fluturonte Detin Kaspik kur ndryshoi kursin për t’u ulur në aeroportin e Romës. Avioni u ul në aeroport pa probleme [...]Read More...

Alarm për bombë, avioni i linjës New York-Delhi bën ulje emergjente në Romë

Një avion i American Airlines, që fluturonte nga New York në Delhi, bëri ulje emergjente në aeroportin Fiumicino të Romës për shkak të një alarmi për bombë.

Mediat italiane raportojnë se avioni Boeing 787-9 po fluturonte Detin Kaspik kur ndryshoi kursin për t’u ulur në aeroportin e Romës.

Avioni u ul në aeroport pa probleme në orën 17:22 i shoqëruar me dy avionë ushtarakë.

Sipas procedurës, pasi të gjithë udhëtarët të kenë zbritur, do të kryhen kontrollet në bordin e avionit./abcnews.al