Alarmante/Për 6 muaj 26 raste të reja me kancer të fëmijëve në Kosovë

Nga janari i këtij viti e deri më 19 qershor 2024 janë paraqitur 26 raste të reja me sëmundje malinje tek fëmijët. Ata trajtimin e marrin në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë dhe jashtë vendit kur kjo klinikë nuk ka mundësi për trajtim. Doktoresha Rufadie Maçastena-Maxhuni ka thënë për “Front Online” se aktualisht […]

Alarmante/Për 6 muaj 26 raste të reja me kancer të fëmijëve në Kosovë

Nga janari i këtij viti e deri më 19 qershor 2024 janë paraqitur 26 raste të reja me sëmundje malinje tek fëmijët.

Ata trajtimin e marrin në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë dhe jashtë vendit kur kjo klinikë nuk ka mundësi për trajtim.

Doktoresha Rufadie Maçastena-Maxhuni ka thënë për “Front Online” se aktualisht janë 20 shtretër në klinikë.

Sipas doktoreshës, nga 10 deri në 15 fëmijë në ditë trajtohen në Pediatri.

Ajo thotë se nga 0 deri 18 vjeç është mosha e fëmijëve që trajtohet në Klinikën e Pediatrisë.

“Ato që nuk kemi mundësi t’i trajtojmë dërgohen jashtë shtetit. Në repart kemi 20 shtretër dhe varësisht nga fazat e trajtimit kemi raste në repart. Nga 10 deri 15 e ndonjëherë edhe më shumë. Çdo ditë ne ambulancë kemi raste që janë në trajtim dhe në përcjellje. Nga zero deri në 18 vjeç ka fëmijë që trajtohen në klinikë”.

Doktoresha e Pediatrisë ka treguar llojin e sëmundjes së kancerit që prek më shumë fëmijët.

“Lloji më i shpeshtë është kanceri i gjakut që quhet Leucimia acuta lymphobllastica e që fatmirësisht ne i trajtojmë, Tumoret e gjëndrave të sistemit nervor kockave indeve të buta e të tjera. Të gjitha ato raste që kërkojnë protokol shumë agresiv dhe transplant të palcës si dhe disa raste për radioterapi dërgohen jashtë vendit”.

Maçastena-Maxhuni thotë se kjo klinikë nuk ka mungesë të barnave.

Ajo ka bërë të ditur se nga kush sigurohet kimioterapia për fëmijët e prekur.

“Në klinikën e re i kemi kushtet e mira. Kimioterapia sigurohet një pjesë nga shteti dhe pjesa më e madhe nga shoqata “Care for Kosovo Cids” dhe mbështetët e donatorë si Cure 2 Children, KFOR-i italian e të tjera. Furnizim ka të mjaftueshëm të barnave”.

Diagnostikimi i rasteve  me kancer tek fëmijët bëhet shumë shpejt me ekzaminimin fizikal, analiza laboratorike, imazherike, biopsive dhe funksionit të palcës kockore./FrontOnline