Prof. Dr. Alban Y. Neziri pranohet në American College of Surgeons, merr titullin FACS

Prof. Dr. Alban Y. Neziri është pranuar në American College of Surgeons (ACS), duke marrë titullin prestigjioz Fellow of the American College of Surgeons (FACS).
Lajmi është bërë i ditur nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, i cili njoftoi se Neziri e ka përmbushur kriteret profesionale, akademike dhe etike për pranimin në këtë organizatë.
Prof. Dr. Neziri është Nënkryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Nënkryetar i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve dhe i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës.
Sipas Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, titulli FACS përbën një njohje ndërkombëtare të standardeve profesionale dhe kontributit shumëvjeçar të Prof. Dr. Nezirit në kirurgjinë onkologjike gjinekologjike dhe kirurgjinë e gjirit, si dhe në kërkimin shkencor dhe edukimin në fushën e kirurgjisë, transmeton albinfo.ch.
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës e ka cilësuar këtë arritje si një moment krenarie dhe si dëshmi të përfaqësimit të kirurgëve nga Kosova në institucionet ndërkombëtare të kirurgjisë.
Ndryshe, American College of Surgeons është organizatë profesionale e kirurgëve që, përmes titullit FACS, njeh kirurgët që plotësojnë standardet e përcaktuara profesionale dhe etike të kolegjit.
The post Prof. Dr. Alban Y. Neziri pranohet në American College of Surgeons, merr titullin FACS appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



