Albian Hajdari: Më dhemb që nuk do të jem në fushë me Kosovën

Albian Hajdari: Më dhemb që nuk do të jem në fushë me Kosovën

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, ka reaguar pas lëndimit që e detyron të rikthehet në Gjermani për të vijuar rikuperimin.

Hajdari ka shprehur keqardhjen e tij për mungesën në ndeshjet e ardhshme të Kosovës, duke theksuar se dhimbja më e madhe për të është pamundësia për të qenë në fushë me bashkëlojtarët, transmeton Klankosova.tv.

“Sot më dhemb jo vetëm lëndimi, por edhe mendimi se nuk do të jem në fushë me Kosovën në ndeshjet e ardhshme. Për fat të keq, duhet të kthehem në Gjermani për t’u rikuperuar. Lëndimi fizik është një dhimbje më vete, por të mungosh kur e di se ekipi po lufton për Kosovën… kjo dhemb edhe më shumë”.

“Do të doja të isha aty, bashkë me ju, duke luftuar për çdo top, për çdo minutë dhe për këtë fanellë që për mua do të thotë gjithçka. Megjithatë, jam dhe do të jem gjithmonë krenar për këtë ekip dhe për gjithçka që kemi arritur deri tani. Kemi treguar karakter, kemi luftuar së bashku dhe kemi bërë që Kosova të jetë aty ku meriton të jetë”, ka shkruar Hajdari.

Mbrojtësi kosovar ka bërë të ditur se tani fokusi i tij do të jetë rikuperimi, ndërsa Kombëtarja e Kosovës do të vazhdojë rrugëtimin pa të në ndeshjet e ardhshme.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.