Albian Hajdari mungon ndaj Austrisë, FFK zbulon arsyet

Albian Hajdari mungon ndaj Austrisë, FFK zbulon arsyet

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se mbrojtësi Albian Hajdari nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme të Kosovës ndaj Austrisë.

Hajdari u lëndua në sfidën e fundit kundër Irlandës dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, koha nuk ka qenë e mjaftueshme që ai të jetë gati për ndeshjen.

Sipas FFK-së, pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se Hajdari nuk mund të aktivizohet. Ai do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares, me fokus në rikuperimin e plotë. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.