E premte me kthesë në mot: Mëngjes me vranësira, ditë me diell

E premte me kthesë në mot: Mëngjes me vranësira, ditë me diell

Të premten parashikohet mot me diell dhe vranësira në orët e mëngjesit, ndërsa në orët vijuese të ditës pritet që vranësirat gradualisht të tërhiqen.

Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 5-19 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C. /MeteoKosova


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.