Eman Rrahmani: Ju habibat e Albinit – Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor

Eman Rrahmani: Ju habibat e Albinit – Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me datat e paralajmëruara për procedimin e disa ligjeve në Qeveri.

Përmes një postimi, Rrahmani ka përdorur gjuhë ironike, duke iu referuar Kodit Civil, ligjit për riprodhimin e asistuar dhe çështjes së ndryshimit të gjinisë.

“Mirëmëngjesi, ju habibat e Albinit! E paska vendosë me ju nderu shpejt me ligje, veç bëhuni gati!”, ka shkruar Rrahmani.

Më pas, deputeti i PDK-së ka përmendur datat që, sipas tij, janë paralajmëruar për procedimin e këtyre ligjeve.

“Ju që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor.

Ju që po prisni me lindë gratë pa burra, ligjin po jua sjell në Qeveri më 30 dhjetor.

E për ju që jeni tu pritë me ndërru gjininë, paska me ju nderu për natën e Vitit të Ri! Ligjin po jua sjell në Qeveri më 31 dhjetor”, ka shkruar deputeti i PDK-së.

Rrahmani e ka përmbyllur reagimin me një tjetër koment ironik drejtuar kryeministrit Kurti.

“Shyqyr që të kemi, Albin!”, ka shkruar ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.