Albin Kurti letër Lumir Abdixhikut: Jemi të interesuar për koalicion me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar sot letër, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, përmes së cilës e ka lutur për koalicion qeverisës. “Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në. Ne sigurisht që kemi […] The post Albin Kurti letër Lumir Abdixhikut: Jemi të interesuar për koalicion me LDK-në appeared first on Albinfo.

Albin Kurti letër Lumir Abdixhikut: Jemi të interesuar për koalicion me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar sot letër, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, përmes së cilës e ka lutur për koalicion qeverisës.

“Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në. Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”, thuhet në letër, transmeton albinfo.ch.

Tutje, Kurti ka shkruar se LDK-ja njihet si parti që nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse

“Mospajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK i kishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato. Plus në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa te tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe”, ka shkruar Kurti.

Ndër të tjera ai ka thënë se është i bindur se edhe votuesit e të dyja partive preferojnë një koalicion të tillë.

“Jam i bindur që edhe votuesit e LDK-së e sot preferojnë më së shumti koalicionin me LVV-në. Edhe votuesit e LVV-së e preferojnë po ashtu me së shumti koalicionin me LDK-në, pse të mos e bëjmë? Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë? Natyrisht që më së miri do të ishte të takohemi e t’i flasim dhe diskutojmë këto si politikan të pjekur që e kanë ardhmërinë e shtetit e përparimin shoqëror prioritet mbi çdo gjë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

The post Albin Kurti letër Lumir Abdixhikut: Jemi të interesuar për koalicion me LDK-në appeared first on Albinfo.