Albulena Haxhiu: Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mori pjesë në Konferencën “Drejt BE – ngritja e integritetit dhe pavarësisë së Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor”, me ftesë të Ministres së Drejtësisë së Sllovenisë, Andreja Katič, raporton GazetaBlic. Në fjalën e saj, Haxhiu theksoi përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe angazhimin për fuqizimin e institucioneve të

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mori pjesë në Konferencën “Drejt BE – ngritja e integritetit dhe pavarësisë së Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor”, me ftesë të Ministres së Drejtësisë së Sllovenisë, Andreja Katič, raporton GazetaBlic.
Në fjalën e saj, Haxhiu theksoi përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe angazhimin për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë.
Ajo riafirmoi përkushtimin e Qeverisë për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur, efikas dhe të paanshëm, si pjesë e rrugës drejt integrimit evropian.
Shkrimi i plotë:
Me ftesë të Ministres së Drejtësisë së Sllovenisë, Andreja Katič, isha pjesë e Konferencës “Drejt BE – ngritja e integritetit dhe pavarësisë së Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor”
Në fjalën time paraqita të arriturat e vendit tonë në fushën e sundimit të ligjit dhe drejtësisë penale me theks përmenda faktin që Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, po angazhohemi për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë dhe përmirësimin e besimit qytetar në sistemin e drejtësisë.
Ritheksova përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ecur me hapa të sigurt drejt integrimit evropian, duke garantuar një drejtësi të pavarur, të paanshme dhe efikase.