Allegri bën ‘goditjen’ e madhe nga Juventusi

Milani vazhdon të kompletojë stafin teknik nën drejtimin e trajnerit të ri, Massimiliano Allegri. Sipas La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë pritet të shtojnë edhe një tjetër figurë me të kaluar te Juventusi në organikën e trajnerëve. Bëhet fjalë për Daniele Borri, i cili do të marrë rolin e trajnerit të dytë të portierëve, transmeton ORAinfo. […]

Allegri bën ‘goditjen’ e madhe nga Juventusi

Milani vazhdon të kompletojë stafin teknik nën drejtimin e trajnerit të ri, Massimiliano Allegri. Sipas La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë pritet të shtojnë edhe një tjetër figurë me të kaluar te Juventusi në organikën e trajnerëve.

Bëhet fjalë për Daniele Borri, i cili do të marrë rolin e trajnerit të dytë të portierëve, transmeton ORAinfo.

Borri ka punuar më parë në sektorin e të rinjve të Juventusit dhe sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës Juventus Next Gen. Emërimi i tij është kërkuar me ngulm nga Claudio Filippi, i cili do të vazhdojë detyrën si trajneri kryesor i portierëve.

Prezantimi zyrtar i Allegrit te Milani do të bëhet nesër në një konferencë për shtyp, ku pritet të shpallet edhe stafi i tij i plotë teknik.

Ky zhvillim shihet gjithashtu si një hap strategjik i klubit për të bindur portierin Mike Maignan të qëndrojë në San Siro dhe të rinovojë kontratën.

Duke qenë se Maignan është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, përzgjedhja e kujdesshme e stafit që do të punojë me të çdo ditë merr një peshë të veçantë në projektin e ri të Milanit. /ORAinfo/