Ambasada amerikane ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit: Zë i mijëra familjeve që kërkonin drejtësi për të zhdukurit
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka ngushëlluar për vdekjen e Bajram Qerkinit, i cili ishte kryetar shoqatës “Zëri i Prindërve”. “Ngushëllimet tona më të thella familjes dhe kolegëve të Bajram Qerkinaj. Zëri që ai u dha mijëra familjeve që kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë për të dashurit e tyre të zhdukur ishte frymëzues”, tha ambasada.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka ngushëlluar për vdekjen e Bajram Qerkinit, i cili ishte kryetar shoqatës “Zëri i Prindërve”.
“Ngushëllimet tona më të thella familjes dhe kolegëve të Bajram Qerkinaj. Zëri që ai u dha mijëra familjeve që kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë për të dashurit e tyre të zhdukur ishte frymëzues”, tha ambasada.
Qerkini vdiq dje pas një sëmundje që e mbajti shtrirë qe disa muaj.
Për vdekjen e tij ngushëlluan krerë të shtetit dhe ambasadat e tjera të huaja në vend.
Varrimi i tij u bë në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës, siç ka njoftuar familja e tij.
Qerkini u nda nga jeta pa e marrë vesh asnjëherë mbi fatin e djalit të tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.