Ambasada britanike çmon guximin e policisë në Banjskë, Serbisë i bën thirrje të mbajë përgjegjësi

Ambasada britanike në Kosovë ka kujtuar 3-vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, që la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.
Duke e kujtuar Afrimin, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar çmon lart guximin dhe profesionalizmi e treguar nga Policia e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
“Përgjegjësit, përfshirë Milan Radoiçiçin, ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Ne u bëjmë sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi pa vonesa të mëtejshme” deklaron Ambasada.
Ky është reagimi i plotë:
Tre vjet pas sulmit tragjik në Banjskë, kujtojmë zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në shërbim të vendit të tij.
Ne nderojmë guximin dhe profesionalizmin e treguar nga Policia e Kosovës në reagimin ndaj sulmit dhe në rivendosjen e sigurisë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të prokurorëve të Kosovës për të vënë drejtësinë në vend.
Llogaridhënia mbetet thelbësore.
Përgjegjësit, përfshirë Milan Radoiçiçin, ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Ne u bëjmë sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi pa vonesa të mëtejshme.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



