Ambasada e Kosovës në Itali me një njoftim të rëndësishëm për votuesit
Ambasada e Kosovës në Itali lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka kërkuar nga votuesit që janë në Itali, që të dërgojnë sa më parë zarfet me votën e tyre. “I ftojmë të gjithë ata që kanë zgjedhur të votojnë përmes postës brenda Italisë (sipas procedurës së spjeguar në postimin më

Ambasada e Kosovës në Itali lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka kërkuar nga votuesit që janë në Itali, që të dërgojnë sa më parë zarfet me votën e tyre.
“I ftojmë të gjithë ata që kanë zgjedhur të votojnë përmes postës brenda Italisë (sipas procedurës së spjeguar në postimin më poshtë) që zarfet e tyre t’i nisin brenda datës 5 shkurt, në mënyrë që të arrijnë në kohë dhe vota juaj të konsiderohet e vlefshme”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu bëhet e ditur se ‘’zarfin duhet ta dërgoni ekskluzivisht në kutinë postare në këtë adresë: Ambasciata Repubblica Kosovo, CS Fiumicino, Casella Postale 6000, 00054 Fiumicino RM’’.