BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë
Bëhet e ditur se Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të martën një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, duke u goditur “flotën në hije” të cisternave të naftës së Moskës, përcjell albinfo.ch. Sanksionet kanë të bëjnë gjithashtu edhe me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe kërcënimet hibride […] The post BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë appeared first on Albinfo.

Bëhet e ditur se Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të martën një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, duke u goditur “flotën në hije” të cisternave të naftës së Moskës, përcjell albinfo.ch.
Sanksionet kanë të bëjnë gjithashtu edhe me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe kërcënimet hibride nga Moska, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
“BE-ja ka miratuar paketën e saj të 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke shënjestruar pothuajse 200 anije të flotës në hije”, shkroi Kallas në X.
“Po përgatiten edhe më shumë sanksione kundër Rusisë. Sa më shumë të zgjasë lufta e Rusisë, aq më e ashpër do të jetë përgjigjja jonë”, paralajmëroi ajo.
The post BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë appeared first on Albinfo.