Ambasada gjermane e uron Rothin për Medaljen Presidenciale: Mik besnik i Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të hënën në Berlin ka dekoruar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag dhe ish-ministrin për Evropën Michael Roth, me Medaljen Presidenciale të Meritave. Osmani tha se ai është “një mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që ka pasqyruar vazhdimisht aspiratat

Ambasada gjermane e uron Rothin për Medaljen Presidenciale: Mik besnik i Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të hënën në Berlin ka dekoruar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag dhe ish-ministrin për Evropën Michael Roth, me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Osmani tha se ai është “një mbrojtës i palëkundur i së ardhmes së Kosovës në BE dhe një zë që ka pasqyruar vazhdimisht aspiratat tona në skenën ndërkombëtare” dhe se medaljen ia ndau si mirënjohjeje nga populli i Kosovës.

Ambasada gjermane me këtë rast e ka uruar Rothin.

Në urim, kjo ambasadë ka shkruar se ka treguar se është ekspert i rajonit.

“Z. Roth ka dëshmuar vazhdimisht se është ekspert i rajonit dhe mik besnik i Kosovës. Përkushtimi i tij ka qenë evident gjatë gjithë roleve të tij si një parlamentar i zakonshëm, Ministër Shteti në Ministrinë e Jashtme Federale dhe kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut. Kjo njohje pasqyron përkushtimin e tij të palëkundur për të nxitur lidhje të forta dhe mirëkuptim të ndërsjellë midis Gjermanisë dhe Kosovës”.