Ambasada e ShBA-së nderon Afrim Bunjakun, kërkon llogaridhënie për Banjskën

Ambasada e ShBA-së nderon Afrim Bunjakun, kërkon llogaridhënie për Banjskën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka nderuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Përmes një postimi, Ambasada amerikane tha se i bashkohet Kosovës në nderimin e Bunjakut, transmeton Klankosova.tv.

“Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë, gjatë përleshjeve me grupin terrorist serb. Ai është nderuar pas vdekjes me titullin “Hero i Kosovës”.

The post Ambasada e ShBA-së nderon Afrim Bunjakun, kërkon llogaridhënie për Banjskën appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.