Ambasadori Ajeti për Knut Abraham: Ka qenë zë i fuqishëm i Kosovës
Ish-deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, me anë të një letre ka kërkuar mbështetje nga diaspora kosovare për zgjedhjet e 23 shkurtit që parashihen të mbahen në Gjermani. Me këtë rast, ambasadori i Kosovës atje, Faruk Ajeti, ka shpalosur punën e madhe që ka bërë ligjvënësi gjerman dhe mbështetjen që i kishte dhënë vendit tonë

Ish-deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, me anë të një letre ka kërkuar mbështetje nga diaspora kosovare për zgjedhjet e 23 shkurtit që parashihen të mbahen në Gjermani.
Me këtë rast, ambasadori i Kosovës atje, Faruk Ajeti, ka shpalosur punën e madhe që ka bërë ligjvënësi gjerman dhe mbështetjen që i kishte dhënë vendit tonë gjatë mandatit të kaluar.
“Ai ka lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ka kundërshtuar masat e padrejta të BE-së ndaj vendit tonë. Në një mesazh drejtuar komunitetit tonë në Brandenburg, ai thekson rëndësinë e mbështetjes për vazhdimin e miqësisë tradicionale mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke kërkuar që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në familjen evropiane”, deklaroi Ajeti.