Ambasadori britanik: E rëndësishme që kuvendi dhe qeveria të formohen sa më parë

Të dielën e 9 shkurtit, mbi 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote (afro 800 mijë) votuan për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre politik. Aktualisht, bazuar në rezultatet preliminare duket se asnjëra nga subjektet politike nuk mund ta formojë qeverinë pa koalicion. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i hyri garës zgjedhore me pretendimet

Ambasadori britanik: E rëndësishme që kuvendi dhe qeveria të formohen sa më parë

Të dielën e 9 shkurtit, mbi 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote (afro 800 mijë) votuan për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre politik. Aktualisht, bazuar në rezultatet preliminare duket se asnjëra nga subjektet politike nuk mund ta formojë qeverinë pa koalicion.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i hyri garës zgjedhore me pretendimet për t’i marrë 500 mijë vota, por nuk ia arriti qëllimin.

Nga të dhënat e procesuara të deritanishme del se janë numëruar 99.72 për qind e votave. E para është Lëvizja Vetëvendosje, 341 mijë e 672 vota apo 40.81 për qind. Më pas vjen, Partia Demokratike e Kosovës, me 184 mijë e 499 vota, apo 22.05 për qind. Vendin e tretë e zë Lidhja Demokratike e Kosovës, me 147 mijë e 827 vota apo 17.67 për qind. Derisa AAK me partnerët e koalicionit “Për Kosovën Fituese”, renditet e katërta me 62 mijë e 309 vota apo 7.45 për qind.

Me këtë rast, Klankosova raporton se ka pyetur edhe tek Ambasadat të vendeve kryesore në Kosovë, rreth asaj se a do të mund të ketë ndonjë bllokadë institucionale muajve në vazhdim.

Rezultatet aktuale zgjedhore i ka komentuar edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.

Ai për tha se është e rëndësishme për Kosovën që Kuvendi dhe qeveria e re të mund të formohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

” Në mënyrë që Kosova t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të saj dhe të angazhohet plotësisht në arritjen e përparimit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kosova është një partner i ngushtë dhe i çmuar i Britanisë së Madhe dhe mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë nën qeverinë e re”, deklaroi diplomati britanik.